Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të pl*gosurve nga protestat: 21 në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të pl*gosurve nga protestat: 21 në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 16 tetor 2026. Në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë janë trajtuar gjithsej 25 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe të mitur. Në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë morën ndihmë mjekësore 21 persona. Mes tyre ishin 8 efektivë policie, 10 protestues, përfshirë 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë. Sipas njoftimit zyrtar, dy persona vijojnë të marrin shërbim mjekësor. Njëri prej tyre është një kalimtar, gjendja e të cilit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa tjetri është një protestues 21-vjeçar, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Për të riun nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët bëjnë me dije se nuk paraqet rrezik për paralizë. Personat...