Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar të dhënat për personat e lënduar gjatë protestave në Tiranë, duke bërë me dije se gjatë ditës së diel, 18 tetor, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 31 persona, ndërsa 5 të tjerë janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit të Ministrisë, nga 31 personat që morën shërbim në Spitalin e Traumës, 21 ishin efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias, e cila është shtruar në spital. Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen ende 2 protestues, të cilët po kryejnë ekzaminime dhe konsulta mjekësore. Ministria bën me dije se nga 13 tetori e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të...
Burimi:
kohajone.com