Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 4 ende aktive
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Vlorës, Finiqit, Tiranës, Kavajës, Lezhës, Kurbinit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Hasit, Devollit e Beratit. Aktualisht mbeten aktive vatrat:– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.– Aktive mbetet edhe vatra...