Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, ndërsa 3 janë aktive në Vlorë, Berat dhe Fier. Mësohet se vatrat aktive janë: Qarku Vlorë – Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët. Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar: 34 efektivë me 10 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe Dropullit, 30 forca vullnetare, forca bashkiake, të pyjores si dhe 30 efektivë të FA me mbështetje ajrore po nga Forcat e Armatosura. Qarku Berat – Zona e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të...