Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën më të fundit me zjarret në vend, ku deri në orën 09:00 janë raportuar 31 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë. Nga këto, 5 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 5 të tjera janë nën mbikëqyrje të strukturave operacionale. Për përballimin e situatës janë angazhuar 319 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, ndërsa në terren janë përfshirë edhe 80 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore në mbështetje të operacioneve. Vatra më problematike vijon të jetë në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, përballë Farkës, ku zjarri mbetet aktiv. Operacioni për shuarjen e flakëve po vijon me angazhimin e 15 forcave zjarrfikëse, 9 efektivëve të AdZM dhe 20 ushtarëve të Forcave...
Burimi:
javanews.al