Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive, mbi 150 hektarë të djegura
Shqipëria po përballet me një valë zjarresh intensive, teksa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra në të gjithë vendin. Aktualisht, katër prej tyre mbeten aktive në qarqet Dibër, Fier dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke. Sipas raportimeve nga Emergjencat Civile, në total janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj. Në terren janë angazhuar 57 mjete zjarrfikëse, 538 forca operacionale, si dhe 2 helikopterë që ndërhynë nga ajri ditën e djeshme. Ndërkohë, që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, 50 trupa...