Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: “Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive. Vatrat aktive: – Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura. – Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat...