Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, duke përgëzuar Listën Studentore për rezultatin e arritur dhe qytetarët për pjesëmarrjen e gjerë në procesin zgjedhor. Në reagimin zyrtar, diplomacia shqiptare ka vlerësuar edhe rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, ku, sipas projeksioneve paraprake, dy mandate parlamentare janë në perspektivë. Shqipëria thekson gjithashtu rëndësinë e garantimit të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe kërkon angazhim konkret të Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Reagimi i plotë: “Shqipëria përgëzon Listën Studentore për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe qytetarët për pjesëmarrjen e gjerë në procesin demokratik. Zhvillimet në Serbi dëshmojnë rëndësinë e angazhimit...