Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mos lejoni fëmijët të përfshihen në protesta të dhunshme

Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mos lejoni fëmijët të përfshihen në protesta të dhunshme

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në protesta të dhunshme, duke paralajmëruar për rreziqet që mund t’i ekspozojnë ndaj lëndimeve dhe pasojave psikologjike. Sipas saj, duke iu referuar protestës së të rinjve që agravoi në dhunë, gjatë ditëve të fundit, mbi 270 persona i janë drejtuar spitaleve për ndihmë mjekësore. Në një deklaratë për mediat, Ruseti theksoi se mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe se të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje apo të përdoren për qëllime politike. “Këto protesta mund të vendosin seriozisht në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi...