Ministri Vengu takohet me homologun italian, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministri Vengu takohet me homologun italian, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka zhvilluar një takim me homologun shqiptar, Pirro Vengu, ku diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Në fokus të bisedës ishte edhe dhe siguria rajonale. ‘Me kolegun tim shqiptar Pirro Vengu, bisedë e përzemërt mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, me vëmendje të veçantë në industrinë e mbrojtjes dhe sektorin e sigurisë rajonale. Dëshirë e përbashkët për të forcuar një bashkëpunim tashmë të fortë, thelbësor për t’u përballur së bashku me sfidat globale’, tha Guido Crosetto, ministri italian i Mbrojtjes.
Burimi: Javanews.al