Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Në kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura ka nisur viti i ri akademik, me 289 studentë që i bashkohen rrugëtimit të formimit profesional dhe ushtarak për t’i shërbyer vendit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi e cilësoi kampusin e ri si një dëshmi të vizionit për ndërtimin e Forcave të Armatosura moderne, profesionale dhe të afta për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes. Ministri theksoi se arsimi ushtarak dhe modernizimi i tij mbeten një prioritet, duke nënvizuar nevojën për një sistem arsimor cilësor, konkurrues dhe të ndërveprueshëm me standardet euroatlantike. “Këtu qëndron edhe përgjegjësia jonë: që të ndërtojmë një sistem arsimor ushtarak që i përgjigjet nevojave të Forcave të Armatosura të...