Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dypalëshe

Ministri i Jashtëm izraelit në Tiranë, takim me Ramën dhe marrëveshje dypalëshe

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në disa fusha të ndryshme. Axhenda parashikon takime të kryediplomatit Sa’ar me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Niko Peleshi dhe homologun Ferit Hoxha. Marrëveshja përkon me disa kontrata mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fushën e tregtisë, sigurisë kibernetike, novacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë, sqarohet në faqen zyrtare të Ministrisë izraelite. Ministria e Jashtme izraelite thekson marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit. “Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC)...