Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ministri i Brendshëm pret ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të Planit të përbashkëta të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale. “Funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian dhe një element thelbësor i axhendës sonë të integrimit. Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje...