Ministri Hoxha për luftën në Gaza: Jemi anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe do të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se garantimi i sigurisë së Izraelit dhe përpjekjet për një paqe të drejtë e të qëndrueshme në Lindjen e Mesme duhet të ecin së bashku. Gjatë takimit me homologun izraelit, Gideon Sa’ar, Hoxha foli për angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, të cilat, sipas tij, synojnë të mbështesin sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet humanitare në Gaza. “Askush nuk mund të pritet të pranojë kërcënimin e terrorizmit ndaj qytetarëve të tij, ashtu siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme mes pasigurisë, dhunës dhe frikës së përhershme”, u shpreh ministri. Hoxha tha se vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve e bëjnë urgjente krijimin e kushteve që të dy popujt të jetojnë...
Burimi:
ntv.al