Ministri Hoxha nga Athina: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është pjesë e tij! Investim strategjik në siguri dhe stabilitetin e Evropës
“Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij”. Kështu deklaroi nga Athina ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili mori pjesë në takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”, ku u diskutua për forcimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. “Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës. Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij”, deklaroi ai. Ai riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe...
Burimi:
javanews.al