Ministri Hoxha në Qendrën Komunitare Shkozë: Kurban Bajrami, moment solidariteti

Ministri Hoxha në Qendrën Komunitare Shkozë: Kurban Bajrami, moment solidariteti

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte sot në Qendrën Komunitare në Shkozë ku shpërndau dhurata për fëmijët e kësaj qendre. I shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekracionit (APR), Hoxha vizitoi këtë qendër komunitare siç u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale, “për të sjellë më shumë gëzim dhe buzëqeshje në këtë ditë të shenjtë”. Sipas ministrit Hoxha, “Kurban Bajrami është një moment solidariteti, afërsie dhe kujdesi për njëri-tjetrin, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen dhe dashurinë tonë”.
Burimi: Kohajone.com