Ministri Hoxha diskuton protestat me ambasadorët e BE: Respektojmë tubimin paqësor, qeveria e hapur për dialog
pamje nga takimi TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, lidhur me protestat e studentëve. Gjatë bisedës, Hoxha theksoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një liri themelore demokratike, ndërsa dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete të shprehjes politike. Hoxha njofton se gjatë takimit u diskutua mundësia e dialogut me protestuesit, ku shprehet se qeveria mbetet e hapur në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune. Në takim u diskutua edhe për procesin e integrimit europian, të cilin ministri...
Burimi:
zeri.ai