Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ministri Hasani takim me kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Shqipëria e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij Ambasadorin Lamberto Zannier, Kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit që do të zhvillohen në Shqipëri. Përgjatë këtij takimi, Ministri Hasani ka nënvizuar se: Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij. Ndër të tjera, ministri Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë...

Burimi: Vizionplus.tv