Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ministri Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar këtë të martë, më 15 korrrik, me dy anëtarë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, të cilët janë pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU). Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të tyre. Siç bën me dije vetë ministri, në bisedën mes tyre ai vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë. “Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare...