Ministri Gashani në Takimin Ministror të Rinisë së Ballkanit Perëndimor në Podgoricë
24 September, 2026 - 11:00 Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, mori pjesë në Takimin Ministror të Rinisë së Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në Podgoricë, në një takim që shënoi edhe 10-vjetorin e themelimit të këtij mekanizmi rajonal. Në fjalën e tij para ministrave dhe përfaqësuesve të rajonit, Gashani theksoi se bashkëpunimi i qëndrueshëm rajonal duhet të shoqërohet me hapa konkretë dhe rezultate të prekshme. Ministri vuri në fokus respektimin e parimit të bashkëmenaxhimit institucional në RYCO, përfshirë plotësimin e vendeve të përfaqësuesve rinorë në Bordin Drejtues. Ai theksoi gjithashtu nevojën për investime më strategjike në programe që trajtojnë ballafaqimin me të kaluarën dhe trashëgiminë e konflikteve në rajon. Gashani kërkoi edhe rifillimin e negociatave për njohjen...
Burimi:
kultplus.com