Ministri Demo: Dënoj sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës. Çdo pretendim për forcë të tepruar të hetohet

Ministri Demo: Dënoj sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës. Çdo pretendim për forcë të tepruar të hetohet

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Nga Luksemburgu, ku ndodhet për mbylljen e kapitullit të 20 të negociatave të Shqipërisë me BE-në, Demo shprehu shqetësimin për të gjithë të lënduarit, duke theksuar se institucionet do të publikojnë një bilanc të verifikuar. “Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që shteti ynë e garanton plotësisht. Dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet në emër të kësaj të drejte themelore”, deklaroi ministri. Ai nënvizoi se çdo veprim i Policisë duhet të jetë në përputhje me ligjin, i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të shqyrtohet në mënyrë...