Ministri Demo: 2.5 milionë euro për bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira

Ministri Demo: 2.5 milionë euro për bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira

Bashkitë që tregojnë rezultate më të mira në ofrimin e shërbimeve publike do të kenë më shumë mbështetje financiare përmes Grantit të Performancës. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo njoftoi se këtë vit fondi i Grantit të Performancës arrin në 2.5 milionë euro. Sipas tij, financimi do të përqendrohet te bashkitë që dëshmojnë rezultate konkrete në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Fondi prej 2.5 milionë eurosh përbëhet nga 2 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe 500 mijë euro kontribut nga partnerët zviceranë dhe suedezë, të cilët kanë mbështetur ndërtimin e këtij mekanizmi të financimit të lidhur me performancën e bashkive. Sipas ministrit Demo, synimi është që mbështetja financiare të orientohet drejt bashkive që arrijnë rezultate më të mira dhe ofrojnë shërbime më...