Ministrat Spahiu dhe Gogu në burgun e Shënkollit, plan për ngritjen e një institucioni të posaçëm mjekësor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, dhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, kanë zhvilluar një vizitë në burgun e Shënkollit, ku në fokus ka qenë përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe kushteve të trajtimit për personat nën masa sigurie. Vizita lidhet me masat e parashikuara në përgjigje të rekomandimeve të Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës (CPT), Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave kombëtarë të monitorimit. Dy ministritë, nën koordinimin e Kryeministrisë, kanë hartuar një plan të përbashkët masash për përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe garantimin e standardeve të kujdesit shëndetësor për personat me masa mjekësore. Ministria bën të ditur se është miratuar kuadri rregullator për ngritjen dhe funksionimin e një Institucioni Mjekësor të Posaçëm, ndërsa procedurat për investimin në...
Burimi:
kohajone.com