Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Minatori humbi jetën në minierën e Katjelit, procedohen administratori, drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i turnit
👁2600
Minatori Syrja Bego humbi jetën dje teksa ishte duke punuar në minierën e Katjelit në Përrenjas. “Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e...