Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Minatori humbi jetën, galeria e babait të kandidatit socialist pa masa sigurie
Një tjetër tragjedi ka goditur minierën e Bulqizës këtë të mërkurë, ku minatori Fari Veliu, 66 vjeç, humbi jetën gjatë orarit të punës. Aksidenti fatal ndodhi rreth orës 11:00, kur një masiv shkëmbor ra mbi të, duke i shkaktuar dëmtime të shumta trupore. Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, Veliu mbërriti atje pa shenja jete. Ngjarja ndodhi në një galeri të kompanisë private “GERTI Shpk”, në pronësi të biznesmenit Jeton Dani. Ky emër është i njohur për aktivitetin minerar në zonë dhe ka lidhje politike me Partinë Socialiste, ndërsa djali i tij, Murat Dani, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit. Në një reagim këtë të enjte, policia ka njoftuar arrestimin e pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë: Nj. P., 46 vjeç,...