Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Milorad Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt
👁8933
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i dënuar në shkallën e parë, reagoi pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë për të ndalur financimin nga buxheti për partinë e tij SNSD dhe për “Ujedinjena Srpska”. Ai u shpreh hapur kundër këtij vendimi dhe foli gjithashtu për përpjekjet që, sipas tij, janë bërë për ta arrestuar. Në deklaratën e tij publike, Dodik kritikoi ashpër Christian Schmidt, duke vënë në dyshim legjitimitetin dhe autoritetin e tij si Përfaqësues i Lartë. Ai deklaroi se Republika Srpska nuk do të njohë asnjë vendim të marrë prej tij. Ai e etiketoi Schmidtin si një “guvernator të...