Milinkoviç: Nuk i thuhet “JO” Partizanit, do të bëj skuadër për titull

Milinkoviç: Nuk i thuhet “JO” Partizanit, do të bëj skuadër për titull

Adriatik BALLA Pas largimit të Skënder Gegës Partizani mbeti për disa ditë pa trajner, por më në fund, emri që ishte përfolur u prezantua edhe zyrtarisht. Ai vjen nga shkolla jugosllave e trajningut. Kështu, Partizani prezantoi ditën e djeshme trajnerin e ri, serbo-boshnjakun Mladen Milinkoviç, i cili deklaroi se kishte ardhur me objektivin e qartë për të luftuar për titullin kampion me të kuqtë. “Dua të falënderoj drejtorin për fjalët e mira dhe presidentin për mundësinë që të punoj në një klub kaq të madh siç është Partizani. Unë kthehem pas 8 vitesh në Shqipëroi, eksperienca në dy klubet e para ishte shumë e mirë. Gjithashtu besoj se njerëzit në klubet ku isha trajner më parë ishin shumë të kënaqur dhe besoj se mund të...