Miley Cyrus përlotet në skenë teksa kujton Dolly Parton: “Ne jemi të përjetshme”
Miley Cyrus mezi ka arritur t’i mbajë lotët gjatë homazhit kushtuar këngëtares legjendare të muzikës country, Dolly Parton, në koncertin e saj të parë madhor pas katër vitesh. Të premten, më 16 tetor, këngëtarja amerikane u rikthye në skenën e Hollywood Bowl në Los Angeles, me koncertin e parë të serisë “Miley: Bass Persuades – Live at the Hollywood Bowl”, ku një nga momentet më prekëse ishte kujtimi për kumbarën e saj, Dolly Parton. “Unë dhe Dolly jemi të përjetshme. Asgjë në këtë jetë nuk mund të na ndajë kurrë dhe do ta shoh përsëri. Mezi po pres”, u shpreh Cyrus para publikut, me zërin që i dridhej nga emocionet. “Sepse më mungon”, shtoi ajo mes lotësh. Më pas, këngëtarja foli për trashëgiminë e jashtëzakonshme...
Burimi:
kultplus.com