Milano përfshihet nga trazirat, Meloni reagon ashpër: Protesta është e drejtë, djegia e qyteteve jo!
Qendra e Milanos është përfshirë nga përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë gjatë një proteste kundër luftërave dhe rritjes së kostos së jetesës. Tubimi, i cili fillimisht nisi në mënyrë paqësore, u përshkallëzua kur persona të maskuar sulmuan policinë, dëmtuan prona dhe ngritën barrikada të cilave u vunë flakën. Sipas raportimit të agjencisë Associated Press, incidentet u përqendruan edhe në zonën e Piazza del Duomo, një prej hapësirave më të frekuentuara të qytetit. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobote uji për të shpërndarë grupet e dhunshme. Nga incidentet u raportuan të paktën dy policë të lënduar dhe rreth 50 persona të ndaluar, mes tyre edhe të mitur. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi publikisht duke dënuar dhunën dhe dëmtimin e qytetit. “Demonstrimi...
Burimi:
ntv.al