Milani rikthehet te fitorja me goleadë, “djali” jep mesazh për garën ‘Champions’

Milani rikthehet te fitorja me goleadë, “djali” jep mesazh për garën ‘Champions’

Milani është rikthyer te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë kanë mposhtur Udinezen me goleadë. “Djalli” ka fituar me shifrat e thella 0-4 në transfertën e sotme, ku ka dhënë një mesazh për garën për vendin e 4-t. Leao (42’), Pavloviçi (45’), Teo Hernandezi (74’) dhe Rajndersi (81’) ishin autorët e golave për Milanin. Kuqezinjtë mbeten në vendin e 9 në renditje, me 51 pikë të grumbulluara. Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është vetëm 6 pikë larg për Milanin, por skuadrat që renditen sipër tij në Serinë A kanë nga një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com