Burimi:
Telesport.al

Milani në “pole-position” për Ricci, negociatat do të intensifikohen me Taren drejtor sportiv
👁10239
Milani është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Ricci. Klubi kuqezi është përmendur prej muajsh si opsioni më serioz për mesfushorin e Torinos, teksa tani interesimi është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë. Me Igli Taren gjithnjë e më pranë emërimit si drejtor sportiv i ri i Milanit, disa efekte domino mund të ndodhin gjatë rrugës,...