Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani, ish-administratori Gazidis lartëson Maldinin: I pabesueshëm raporti i tij me lojtarët
👁6086
14 Qershor 2025 8:52 Alfred Lleshi Ish-administratori i deleguar i Milanit (nga 2018 deri më 2022), Ivan Gazidis, gjatë një interviste për podcastin “Xbdvl” të “Cannon Sports Media”, është ndalur të flasë për rëndësinë që ka pasur Paolo Maldini në rikthimin e Milanit te fitoret, në periudhën kur ata punuan bashkë te kuqezinjtë. “Në aspektin drejtues spikaste figura e Paolo Maldinit, – tha ai duke vlerësuar ish-mbrojtësin dhe ish-kapitenin e “Djallit”. – Më kishte lënë mbresa cilësia e marrëdhënieve njerëzore që kishte Paolo me lojtarët. Për atë projekt, Paolo ishte i rëndësishëm, madje thelbësor, sepse sillte prezencë, karizëm dhe besueshmëri....