Milani i Allegrit po merr formë të plotë, çelësi pritet të jetë treshja e re e mesfushës

Milani i Allegrit po merr formë të plotë, çelësi pritet të jetë treshja e re e mesfushës

Në një verë të nxehtë merkatoje, ku emrat dhe ëndrrat ndërlidhen çdo ditë, Milani ka hedhur themelet e një epoke të re, falë edhe një shqiptari, drejtorit të ri sportiv Igli Tare. Në qendër të kësaj epoke qëndron mesfusha. Si në një lojë pokeri, Massimiliano Allegri ka në dorë një treshe kartash që mund të vendosë fatin e sezonit 2025-2026: Luka Modrić, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari. Në këtë karikaturë shoqëruese të shkrimit, e përdorur nga “Gazzetta dello Sport”, ku mesfushorët janë të vizatuar si “letra pokeri”, duket i qartë mesazhi: mesfusha është “busulla” e vërtetë e Allegrit. Me përvojën dhe klasin e Modrić, freskinë dhe vizionin e Ricci dhe energjinë e re që sjell Jashari, skuadra kuqezi po ndërton një bosht loje që premton...