Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Milan, sulmuesi i shpreh dashurinë kuqezinjve: Luaj te klubi i ëndrrave
Rafael Leao është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Sulmuesi portugez nuk heziton t’i shprehë dashurinë kuqezinjve, teksa së fundmi, në një intervistë të dhënë, është shprehur se luan te ekipi i ëndrrave. “Cili është ekipi juaj i ëndrrave? Unë luaj në një të tillë. Milan është klubi im i ëndrrave” – tha Leao. Kujtojmë që për Leaon ka patur interesim nga disa skuadra, por që për momentin asgjë konkrete. Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028.