Milan rrezikon në fund, por del me tre pikë nga transferta në Genoa. Atalanta rikthehet te fitorja (video)

Milan rrezikon në fund, por del me tre pikë nga transferta në Genoa. Atalanta rikthehet te fitorja (video)

8 Nëntor 2026 16:55 Telesport Milan ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Në minutën e 13-të, një aksion i shpejtë i kuqezinjve që gjejnë golin me Alphadjo Cisse, pas asistit të Adrien Rabiot. Në minutën e 19-të, Milan dyfishon shifrat me Pulisic. Pas një topi të humbur nga Traore në zonën e tij dhe asistit të Goncalo Ramos, Pulisic e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Milanin. Vendasit ngushtojnë shifrat në fund të kohë ssë rregullt, në minutën e 88-të me Mikael Egill Ellertsson. Milan fiton 1-2 dhe ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë. Atalanta është rikthyer te...