Milan interesohet për mesfushorin e PSG

Milan interesohet për mesfushorin e PSG

Lee Kang-in është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, ndaj trajneri spanjoll e ka vendosur emrin e koreano-jugorit në listën e largimeve. Duke pasur parasysh këtë situatë, Milan është një nga klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Milanit janë të bindur se kapaciteti i koreano-jugorit ende nuk është shfrytëzuar plotësisht në futbollin evropian. Profili i tij teknik, vizioni dhe aftësia e tij për të lundruar midis linjave përputhen me qasjen e Max Allegri-t Mundësia e sigurimit të një lojtari me karakteristikat e tij ka ngjallur interesin e drejtuesve kuqezinj, të cilët tashmë po vlerësojnë opsionet për marrëveshjen me PSG-në. 24-vjeçari mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor,...