Milan e nis vrullshëm, por mjaftohet vetëm me një gol në pjesën e parë ndaj Udinese (video)
25 Tetor 2026 21:31 Telesport Pjesa e parë e sfidës përmbyllëse së javës së tetë në Serie A, Udinese-Milan, është mbyllur 0-1 në favorin e kuqezinjve, të cilët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të. Luka Modric ekzekuton një goditje të shpejtë dënimi, duke i dhënë një asist perfekt Christian Pulisic. Amerikani nuk e kishte aspak të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Minutat në vijim ishin tërësisht të qeta dhe munguan rastet konkrete nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë në Friuli mbyllet 0-1 për Milanin. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al