Milan del me tre pikë të arta nga Friuli. Kuqezinjtë kryejnë me sukses misionin ndaj Udinese (video)

Milan del me tre pikë të arta nga Friuli. Kuqezinjtë kryejnë me sukses misionin ndaj Udinese (video)

25 Tetor 2026 22:35 Telesport Milan ka fituar 0-2 në Friuli ndaj Udinese, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në Serie A. Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 6-të. Luka Modric ekzekuton një goditje të shpejtë dënimi, duke i dhënë një asist perfekt Christian Pulisic. Amerikani nuk e kishte aspak të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Minutat në vijim ishin tërësisht të qeta dhe munguan rastet konkrete nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Milanin. Kuqezinjtë dyfishuan shifrat me Omari Hutchinson në minutën e 65-të. Anglezi gjendej në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, i kthyer mbrapsht nga goditja e fuqishme jashtë zone e Ardion Jasharit. Në minutën e...