Milan bind në pjesën e parë ndaj Genoa, mungon goli në Monza-Atalanta (video)

Milan bind në pjesën e parë ndaj Genoa, mungon goli në Monza-Atalanta (video)

8 Nëntor 2026 15:56 Telesport Milan e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë në transfertën ndaj Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Në “Luigi Ferraris”, kuqezinjtë shënuan dy gola të shpejtë brenda gjashtë minutave. Në minutën e 13-të, një aksion i shpejtë i kuqezinjve që gjejnë golin me Alphadjo Cisse, pas asistit të Adrien Rabiot. Në minutën e 19-të, Milan dyfishon shifrat me Pulisic. Pas një topi të humbur nga Traore në zonën e tij dhe asistit të Goncalo Ramos, Pulisic e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Milanin. Në sfidën tjetër, pjesa e parë në Monza-Atalanta është mbyllur me porta të paprekura, 0-0. SHIKOGOLAT