Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër
Nga Ardit Rada Një politikan gjerman erdhi këtë javë në Tiranë dhe u shpjegoi shqiptarëve Shqipërinë. Anton Hofreiter drejton Komisionin për Çështjet Europiane të Bundestagut. Ai i tha Deutsche Welle-s se qeveria dhe parlamenti ynë kanë ende shumë punë për të bërë dhe se politikanët tanë nuk duhet t’u japin argumente atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian. Pastaj radha i erdhi SPAK-ut. Askush nga politika nuk duhet të ndërhyjë tek ai, citon edicioni shqip i DW-së, “madje as verbalisht”. Në fakt ka një politikan që ka ndërhyrë verbalisht tek punët e drejtësisë: Më 31 korrik të vitit 2015, Prokurori i Përgjithshëm Federal i Gjermanisë po hetonte për tradhti ndaj shtetit dy gazetarë të blogut Netzpolitik. Hetimi ishte në zhvillim. Kreu i grupit...
Burimi:
javanews.al