Mijëra në protesta/ Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 29 nëntor, duke vendosur shpërndarjen e Parlamentit nëntë muaj para përfundimit të mandatit. Vendimi u bë i ditur nga Sánchez gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën në mëngjes nga Pallati Moncloa, pas një fundjave konsultimesh me anëtarët e qeverisë, drejtuesit e Partisë Socialiste dhe partnerët politikë. Sánchez pranoi se qeveria e tij kishte bërë gabime dhe nuk kishte arritur të realizonte gjithçka që kishte planifikuar. Megjithatë, ai u bëri thirrje spanjollëve të zgjedhin mes asaj që e cilësoi si “valë të së djathtës ekstreme” dhe një “shumice progresive më të gjerë”. Kryeministri spanjoll mbrojti gjithashtu bilancin e qeverisë së tij, duke përmendur progresin në energjinë e rinovueshme, të drejtat sociale...
Burimi:
ntv.al