Migjeni: Studenti në shtëpi
Studenti në shtëpiNë një ndër qytetet e Evropes së Mesme Nushi po lexon letrën që posa ia kish prumë letërshpërdasi. Edhe në dore të shpërdasit e njofti letrën se ishte nga shtëpia. Po, zarf i bardhë në forme katrore, shtëpia e ulët, me një oborr të vogël me lule shumë. Mandej i ati iu paraftyronte Nushit, mbasi ai e ka shkruem letrën tue hymë n’at shtëpi, në muzg të mbramjes, dhe tue prue natën me vete. Se mbas tij dera u mbyllte, dhe atëthere të hymet e të dalmet ishin jashtëzakonisht të rralla, dhe vetëm kur lajmonte kush ndoj lindje, ndoj vdekje ose vinte ndoj mik i papritun, çka ngjante shum rallë, u prishte kjo ligje patriarkale. Ligjë, edhe çfarë ligje! Kush e shkelte at...
Burimi:
kultplus.com