Migjeni: Moll’ e ndalueme

Migjeni: Moll’ e ndalueme

Nga Migjeni Një tridhjetëvjeçar. I papunë. Qëndron përpara reklamave të kinemas’-e ditë pune asht. Phe!- I pshtyhet nga buzët dhe e sjell kryt prej reklama vet. Iu ba se e thret dikush… Por jo. Askush s’e thret. Askush nuk ka nevojë për puntuer. E ky rahat rahat vazhdon punën e përditshme: shikon reklamat e kinemas’. Phe! kta çojnë jetë-thotë, dhe afrohet për studim ma preciz. Asht filmi i përditshëm: një vajzë e bukur, e pranë saj nji djalë i pashëm. Një zili në sy të punëtorit. Një mnijë ndjen për protagonistin. E shikon me sy të keq. Pshtyjnë. Shikon mathen...