MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka përgënjeshtruar pretendimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren gjatë protestës së sotme, të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit. Në një reagim, MIA bën të ditur se ky informacion është tërësisht i pavërtetë. “Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron kategorikisht këtë pretendim, duke konfirmuar se asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke përdorur uniformën e Policisë së Shtetit.Sipas njoftimit, Forcat e Armatosura ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim. Agjencia për Media dhe Informim u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’u referohen burimeve zyrtare për informim të saktë.