”Metro”: Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjen arratisjen malore më të rrallë të Evropës
– Harrojini Dolomitet sepse në Shqipëri gjen arratisjen malore më të rrallë të Evropës, me birra që kushtojnë një paund dhe pothuajse pa turistë, shkruan Sadie Whitelocks për britaniken ”Metro”. ”Kur i dërgoj fotot nga aventura ime e fundit në hiking një miku, përgjigjja e tij është e menjëhershme kur më pyet ”a je në Dolomite?”. Është një gabim për t’u bërë. Fotot tregojnë maja të thepisura, lugina të gjera dhe qiell të kaltër të ndritshëm, pikërisht llojin e peizazhit që do të prisje të gjeje në Italinë veriore. Por, ka një tregues që tregon se jam diku tjetër, pasi pothuajse nuk ka turistë të tjerë. Në fakt, jam në Shqipëri, thellë në Alpet Shqiptare, të njohura gjithashtu si Bjeshkët e Nemuna – dhe nuk...
Burimi:
kohajone.com