Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, ja kur do të zhvillohet seanca për ish-Presidentin
GJKKO ka caktuar datën se kur do të zhillohet seanca ndaj ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së, i cili u mor i pandehur pak ditë më parë, do të mbahet në datën 8 gusht, ora 10:00. Përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës dorëzuan sot (6 Gusht) pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre. Në kërkesën e paraqitur nga avokatët, argumentohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale....