Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Seanca nisi në orën 10:00, ndërsa Meta nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. Në përfundim, u bë me dije se seanca u shty, pasi gjyqtari i çështjes sot, Erjon Bani, shpalli moskompetencë dhe aktet do t’i kalojnë gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela. Ndërkohë avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha para gazetarëve se sot mungonin edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. “Do të thotë që nuk është kompetencë e një gjyqtari tjetër për të gjykuar këtë çështje. Duhet të...