Meta: Aktgjykimi ndaj 4 krerëve të UÇK – Prokuroria e Gjykata speciale ishin shkrirë në një ndërmarrje të vetme me dashje
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka dhen një intervistë për Syri, net. Pyetje: Pra ju jeni të bindur, që akt-gjykimi ishte vetëm politik dhe jo i bazuar në përgjegjësi individuale? Përgjigje: Kur unë e veçoj Z. Jakup Krasniqi nga tre drejtuesit e tjerë të UÇK e bëj për të thjeshtuar papërgjegjshmërinë e aktgjykimit, pasi dihet që Z. Krasniqi ka qenë zëdhënës i UÇK dhe jo një komandant terreni. Po kështu, ai ka qenë në një moshë madhore, rreth 50-vjeç atëherë. Të gjithë që e njohin nga afër e dinë se sa natyrë paqësore dhe njerëzore është ai. Por masa e dënimeve duke qenë politike është dhënë tërësisht, jo mbi përgjegjësitë individuale, por në përputhje me hierarkinë politike të drejtimit politik dhe përfaqësimit publik...
Burimi:
syri.net