Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Messi dhe Suárez magjikë, dopieta për secilin. Inter Miami “rilind” në MLS
Lionel Messi dhe Luis Suárez shpërthyen me nga një dopietë, teksa asistuan njëri-tjetrin në fitoren 4-2 të Inter Miami kundër Montrealit. Kjo ndeshje rilançoi skuadrën e drejtuar nga Javier Mascherano në kampionatin amerikan. Me këtë sukses, skuadra nga Florida ndaloi krizën, pasi kishte fituar vetëm një ndeshje në 8 përballjet e fundit. Messi, i cili shënoi golin e tetë sezonal në MLS, hapi serinë në minutën e 27-të me një predhë të bukur me të majtën nga jashtë zone, pas një rikuperimi dhe asisti të mrekullueshëm nga Sergio Busquets. Goli i argjentinasit erdhi në një moment delikat për Inter Miami, që kishte humbur për shkak dëmtimesh Jordi Albën dhe Gonzalo Luján pak minuta më parë. Alba vuajti një problem muskulor, ndërsa për Luján priten ekzaminimet...