Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

Messi bëhet gati për të blerë një tjetër ekip në Spanjë, pas Cornella edhe Eldense!

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje në parim për t’u bërë pronar i skuadrës spanjolle të divizionit të dytë, Eldense. Messi është gati të blejë aksionet që aktualisht mbahen nga grupi kolumbian i investimeve “Grupo TH”, duke u bërë aksionerin kryesor të klubit. Marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim, pasi të përfundojnë procedurat përfundimtare ligjore dhe kontraktuale dhe të ketë marrë miratimin nga Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) i Spanjës. Ndërsa kushtet financiare të transaksionit nuk janë zbuluar. Skuadra nga Valencia u ngjit në divizionin e dytë në fund të sezonit të kaluar dhe është përballur me një fillim të vështirë të sezonit, duke marrë dy pikë në katër ndeshjet e para. Trajneri i tyre Claudio Barragan u shkarkua më parë këtë...